"Harta e Kosovës me kristale nga Mitrovica" dhurata simbolike e Vjosa Osmanit për Bashën
Presidentja e Kosovës në detyrë, Vjosa Osmani u prit sot nga kryetari i PD-së Lulzim Basha me të cilin kanë shkëmbyer dhe dhurata.
Po kush ishte dhurata e Vjosa Osmanit?
Kristale nga Mitrovica që Serbia akoma tenton ti rrëmbejë
Faleminderit zoti Basha dhe një herë për mikpritjen, ishte kënaqësi ndër të tjera që ndër dhuratat që shkëmbyem ne ti sjellim kristalet nga Mitrovica si një simbol i trefishtë.
Në radhë të parë pasurive natyrore që Kosova ka që Serbia akoma tenton ti rrëmbejë, në radhë të dytë si një simbol që presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova, gjithnjë jua dhuronte miqve, dhe në radhë të tretë dhe më e rëndësishme që kristali ishte në formën e hartës së Kosovës për të simbolizuar pacënueshmërinë teritoriale të republikës tonë dhe për këtë dua t’ ju falenderoj personalisht që keni mbajtur një qendrim të paekuivok përsa i përket sovranitetit dhe kufive të shtetit tonë , që janë elementet themelore të shtetësisë dhe mbrojtjes së saj." u shpreh Vjosa Osmani.