Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Berat/ Ajet Guneli u qëllua me 20 plumba, trupi ende në morg

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e djeshme në Berat, ku humbi jetën Ajet Guneli.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se 37 vjeçari është qëlluar me 20 plumba, që i kanë shkaktuar vdekjen. Ai ka marrë një një plumb në qafë, 2 plumba në bark dhe 17 plumba në gjymtyrët e poshtme, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sakaq, burime nga Morgu i Beratit bëjnë me dije se trupi i Gunelit ndodhet ende në morg, pasi asnjë familjar nuk është paraqitur për ta tërhequr atë. Morgu është në pritje të vëllezërve të viktimës që janë nisur nga Greqia për në Shqipëri.

Sakaq në vendngjarje janë gjetur 27 gëzhoja të së njëjtës armë kallashnikov, që është edhe arma e krimit.

Debati për qeranë e një stalle derrash në Goraj të Kuçovës përfundoi me ekzekutim ditën e enjte. Kafja ku pronari e qeramarrësi u ulën për të sqaruar konfliktin u kthye në vend krimi, paraditen e 17 dhjetorit.

44 vjeçari, Vangjel Polovina zbrazi dy karikatorë kallashnikovi ndaj 37 vjeçarit Ajet Guneli.

LEXO EDHE: Kuçovë, qeramarrësi i stallës së derrave 60 plumba pronarit pas sherrit për pagesën