96 vota pro Altin Binajt, reagon OSBE: Të gatshëm të vazhdojmë me ndihmën për Gjykatën Kushtetuese

Prezenca e OSBE në Shqipëri ka përshëndetur zgjedhjen e Altin Binajt si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

OSBE është shprehur se ky hap është shumë i rëndësishëm për ta bërë Gjykatën Kushtetuese funksionale, ndërkohë që ka treguar edhe mbështetjen me ndihmë për rritjen e efektivitetit dhe transparences.

Prezenca e OSBE-së me kënaqësi vëren se është hedhur një hap i rëndësishëm e i shumëpritur drejt një Gjykate Kushtetuese plotësisht funksionale. Pas zgjedhjes së një gjyqtari tjetër nga Kuvendi, mbetemi në pritje të emërimeve pasuese, me qëllim që Gjykata të jetë në funksion të plotë si një institucion thelbësor për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë.

Përmes mbështetjes së përkushtuar, Prezenca është e gatshme të vazhdojë ta ndihmojë Gjykatën Kushtetuese për rritjen e efektivitetit dhe transparences”, shkruan OSBE.

Altin Binaj do të jetë anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, i cili u votëbesua me 96 vota  nga socialistët dhe deputetët e opozitës në Parlament.