Betohen Ministrat Çuçi e Ekonomi, Rama rrëfen momentet kur u dha lajmin: Nuk e dinin

Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi mbërritën së bashku në Presidencë për t’u betuar përpara kreut të Shtetit. Në këtë ceremoni zyrtare dy ministrat e rinj të qeverisë Rama u shoqëruan nga Sekretari i Përgjithshëm e Këshillit të Ministrave

Bledi Çuci është Ministri i 4 i Brendshëm që merr detyrën brenda këtij mandati të dytë të qeverisë Rama. Dorëheqja e Sandër Lleshaj detyroi Edi Ramën që në Presidencë të çonte një emër që Ilir Meta nuk do ta refuzonte. Ndryshe nga situata me Lleshajn, kreu i Shtetit mori më pak se 24 orë për të hedhur firmën për emrin e Çucit, i cili pasi u betua, Meta i dorëzoi edhe Dekretin.

Edhe ministrja tjetër e Ramës, Milva Ekonomi që do të mbajë detyrën e Ministres së Bujqësisë deri më 25 prill, u betua para kreut të Shtetit.

Pasi përfundimit të ceremonisë dy ministrat e rinj u drejtua drej ministrisë së Bujqësisë ku Çuçi i dorëzoi pasardhëses së tij detyrën në krye të këtij dikaster. Që më pas të zhvendoset pak metra më tutje, ku ministri i ri i Brendshëm u prit nga Sandër Lleshaj.

Kryeministri Rama zgjodhi që të jetë i pranishëm në prezantimin e Bledi Çucit në Ministrinë e Brendshme.

Por nuk la pa vlerësuar edhe Sandër Lleshajn, duke e quajtur rrufe në qiell të hapur arsyen pse ai dha dorëheqjen.

Nu ka munguar as fjala e lamtumirës e Sandër Lleshaj dhe ajo e nisjes së detyrës së Bledi Çuçit.

Ministri i ri i Brendshëm do të mbajë detyrën për 4 muaj deri në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.