"Vrapoi e u rrëzua në tokë... zbraza një karikator e ika..." Autori tregon si dhe pse kreu vrasjen në Berat
Vangjel Polovina, autori i vrasjes së 37 vjeçarit Ajet Guneli i njohur edhe me mbiemrin Dajlani në Kuçovë për shkak të një debati për qiranë e një stalle derrash ka dhënë në polici variantin e tij të rrjedhës së konfliktit që përfundoi me breshëri kallashnikovi.
Ai pranon një pjesë të qirasë së prapambetur ia kishte likujtuar me mish 37 vjeçarit.
“Në vitin 2020 isha vonuar në disa muaj pagesash dhe kur erdhi Ajeti nga Aglia disa javë më parë më kërkoi të takoheshim. Dy ditë para vrasjes,i kam dhënë Ajetit 46 km mish, që korrespondonin në vlerë lekësh me borxhin që i kisha mbetur për 2 muaj e gjysëm qera.”
Ndërsa një ditë para se të vriste qiradhënësin, thotë se ishte ai që e kishte kërcënuar me jetë
“Sapo ma hapi telefonin,pa më lënë as ta përshëndes më ka sharë dhe më tha "do të vras,do të heq qafe”.”
Ditën e krimit, Vangjel Polovina thotë se shkoi të takonte 37 vjeçarin Guneli me automatikun në makinë.
Por 44 vjeçari pretendon se Ajet Guneli nisi ta ofendonte dhe tentoi ta sulmojë me karrike në lokalin e fshatit Goraj.
“Sapo më pa erdhi drejt me vrap duke më sharë dhe me një karrige në dorë për të më qëlluar, pa e ditur se unë kisha armë me vete. Mora armën, qëllova një herë në ajër për tu shpërndarë personat e tjerë. Aty kam filluar të gjuaj me breshëri ndaj Ajetit duke zbarazur një karrikator.”
Sipas ekspertizës, në vendngjarje u gjetën 27 gëzhoja, ndërsa Ajet Guneli ka marrë 20 plumba në trup të cilët i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.
LEXO EDHE: Kuçovë, qeramarrësi i stallës së derrave 60 plumba pronarit pas sherrit për pagesën