Parashikimi i motit për këtë të premte

Territori shqiptar ditën e sotme do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta.

Në ultërsirën perëndimore kthjellimet do të jenë mbizotëruese, ndërsa në zonat malore vranësirat do të jenë më të shpeshta pa rrezikuar reshje.

Temperaturat priten që të ulen në mëngjes duke u luhatur në vlerat nga -2 deri në 15 gradë celcius.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 30 km/h, duke krijuar dallgëzim 2 ballë.