Kusari: Dhuna ndaj gazetarëve e tmerrshme, nuk do lejojmë të fshihet ajo që po ndodh në Shqipëri
E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Flutura Kusari, këshilltare ligjore e Qëndrës Evropiane të shtypit u shpreh se të gjithë e dinë se sa e tmerrshme është situata e lirisë së fjalës në Shqipëri.
Kusari: Me rastet e fundit ndaj dhunës ndaj gazetarëve jemi duke i informuar instancat evropiane. Është e tmerrshme që të shohësh pamje të tilla në një vend që po mundohet të futet në BE.
Nuk mund të lejojmë që të fshihet ajo që po ndodh në Shqipëri, ashtu sikurse është fshehur para disa vitesh. Të gjithë e dinë se sa e tmerrshme është situata e lirisë së fjalës në Shqipëri.
Mbledhja e informacionit në raportim mbrohet nga konventat evropiane. Nuk kërkohet që gjatë kohës së raportimit në protesta, gazetarët nuk janë të detyruar që të paraqesin beixh.