Vrasja e 25-vjeçarit/ Hazizaj: Po të isha prokuror i çështjes do e thërrisja Ramën si dëshmitar

“Nëse do të isha prokuror i vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha do të thërrisja si dëshmitar kryeministrin Edi Rama”.

Kështu u shpreh në “Tempora” konstitucionalisti Sokol Hazizaj teksa komentonte deklarata e sotme të shefit të qeverisë pse e etiketoi si “akidentale” vrasjen e të riut.

Pas kaq kohësh, për herë të parë, kuptoj që kryeministri i vendit realisht paska nocione të karakterit juridik. Në kuptimin teknik, formal siç u shpreh. Nëse do të isha në cilësinë e prokurorit do ta thërrisja pse jo në cilësinë e dëshmitarit për rrethanat objektive dhe subjektive të ngjarjes. Që do të thotë, ai është një njeri që ka dijeni për ngjarjen.  Nëse nuk kam një provë tjetër, kjo është prova më e mirë që këshilltarët kanë instaluar te goja e një kryeministri që nuk është jurist për të qenë dëshmitari i parë në listën e organit procedurial të hetimit", u shpreh Hazizaj.

Lexo edhe:

Rama: Pensioni për familjen Rasha vendim qeverie, jo akt normativ, ja pse u përdor termi ‘aksidentalisht’ për vrasjen

“Është thënë aksidentalisht nga veprimi i forcave policore. Kjo do të thotë që personi që humbi jetën tragjikisht, nuk ka qenë objekt i ndonjë misioni policor, por ka humbur jetën në kushte të një përplasje aksidentale. Dhe pikërisht për të mos marrë përsipër të bëjmë gjykatën, por thjesht për të dhënë  atë kontribut, atë pension që është shprehje e solidaritetit me familjes, që është shprehje e motivit pse dhe si ne kuptojmë këtë detyrë kur themi ‘Ti nuk do jesh kurrë vetëm’ në hallin që të ka zënë apo në problemin që ke, është trajtuar me këtë tekst. Po të ishte aksident, po të kishte ndodhur se i erdhi plumbi rikoshet nga ndonjë aksion policor që zhvillohet aty pranë, nuk do merrte pension”, do të shprehej paraditen e sotme kryeministri Edi Rama para mediave.

https://youtu.be/KRJDXkEYfh0

/a.r, OraNews