Xhani: Pasi më vunë prangat më futën në makinë e më fshinë pamjet e ndalimit të të miturve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2020, 21:41
I ftuar në "Tempora" nga Sonila Meço në RTV Ora, kryeredaktori i "Koha Jonë" Qamil Xhani u shpreh se pas shoqërimit të tij i kanë fshirë pamjet që kishte bërë në protestë.
Qamil Xhani: Pasi më vunë prangat dhe në futën në makinë, m'i kanë fshirë pamjet e ndalimit të të miturve. Nuk është një incident i rastësishëm, e dinin se çfarë po bënin.
Mendoj se është një strategji për të goditur gazetarët për dëmet që media mund t'u bëjë me filmimet e tyre.