Lapaj: Polici nuk ka të drejtë të prekë njeri me dorë, qoftë ai edhe krimineli më i madh
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, avokati Adriatik Lapaj u shpreh se policia duhet të bëjë shoqërime dhe ndalime kur ka dyshime të arsyeshme, jo t'ua privojë lirinë qytetarëve.
Lapaj: Ligji për policinë e shteti thotë se punonjësi i policisë së shteti kur përballet me situatën duhet të bëjë një vlerësim objektiv. Ai shoqëron dhe verifikon në komisariat ata për të cilët ka dyshime të arsyeshme.
Avokati i Popullit dilte në përfundim se për shoqërimin e gazetarit Xhoi Malësia nuk dilte në asnjë moment se cili ishte përcaktuar masa juridike, i ndaluar apo i shoqëruar, se pastaj jemi në kushtet e heqjes së lirisë.
Policët nuk ka të drejtë të prekin njeri me dorë, qoftë ai edhe krimineli më i madh. Nuk e bëjnë ata dënimin, ia kemi dhënë gjykatës këtë të drejtë.