Pritjes i erdhi fundi! Ledri dhe Sara prindër për herë të parë, momenti që nuk duhet humbur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2020, 07:38
Pritja e gjatë e reperit Ledri Vula dhe e partneres së tij Sara Hoxha, për ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre ka marrë fund ditën e djeshme. Ata u bënë prindër për herë të parë dhe këtë lajm të bukur ka qenë vetë reperi i cili nëpërmjet një postimi në Instagram njoftoi të gjithë ndjekësit e tij.
Lumturisë së Ledrit dhe Sarës padyshim që ju bashkun dhe miqtë e tyre. Një mik i reperit ka ndarë në rrjetet sociale një foto të bisedës me kamer që ka bërë me të pasi ishte bërë baba. Ashtu si dhe mund ta shihni edhe më poshtë Ledri po fluturon nga gëzimi dhe me të drejtë.
“Telefonata e gëzimit!”-ka shkruar miku i tij krah fotos.