Çfarë gjetën Gjuetarët e Thesarit në Mullirin e Vjetër në Valbonë?

Rrugëtimi i mbushur me të papritura i dërgoi gjuetarët drejt indicies që gjetën në episodin e dytë, i cili ishte edhe Mulliri në Valbonë, Tropojë.

Me sfida që në zgjimin e mëngjesit ku Silvi Fort njoftoi gjuetarët se do t’i duhej të niseshin në një rrugëtim tepër të gjatë siç ishte kalimi nga Thethi drejt Valbonës duke kaluar malin në këmbë për gati 8 orë. Por ajo që nuk ishte në favorin e gjuetarëve ishte koha e keqe e cila stepi gjuetarët për të marrë iniciativën drejt këtij rrugëtimi. Ku u dalluan edhe reagimet e tyre të pritshme për një situatë të tillë.

Rruga e mbushur plot sfida dhe të papritura i mblodhi të gjithë gjuetarët në lokacionin e gjetur nga vetë ata dhe bëhet fjalë për Mullirin e Vjetër në Valbonë.

Mulliri i Vjetër është i vendosur në hyrje të luginës, në lumin e Valbonës, ky mulli ia vlen të vizitohet thjesht për natyrën e tij mahnitëse dhe pamjen panoramike. Një atraksion i përshtatshëm për të gjithë njerëzit, i arritshëm në çdo moment.

Ndërtuar më shumë se 100 vjet më parë, Mulliri i Vjetër, me arkitekturën e tij të veçantë lokale qëndron përgjatë lumit Valbonë, në hyrje të luginës. Ky atraksion është gjithashtu takimi i fundit me lumin e Valbonës, i cili fshihet për 25 km përgjatë luginës, duke u shfaqur përsëri në këtë pikë dhe duke vazhduar nëpër fshatin Dragobi duke formuar Kanionin e Shoshanit më tej.

Indicia për në lokacionin e radhës për Gjuetarët e Thesarit ishte fshehur pikërisht në këtë vend, por të papriturat dhe surprizat nuk munguan nga Silvi Fort as në këtë vend. Të gjithë pjesëmarrësit u shtangën në momentin që hynë brenda dhe panë një njeri të lidhur dhe sfida që i priste përveç gjetjes së indicies ishte të lironin ose jo personin në fjalë.

Gjatë diskutimeve të shumta në grup ku kishte nga ata që ishin pro dhe kundër, ata në fund vendosën të mos e lironin njeriun e lidhur duke çuar kështu në mospranimin e konkurrentit të ri, i cili çonte edhe në përjashtimin e njërit prej konkurrentëve që ishte ende në lojë.

Por për të gjithë ata të cilët ende nuk kanë mundur ta ndjekin episodin e tretë të Gjuetarëve të Thesarit, mund ta shihni në kanalin e youtube të Gota News.