Sinan Hoxha dhe Andrra prindër për herë të dytë! Me fotot më të bukura ajo tregon gjininë e bebit

Disa javë më parë në media qarkulloi lajmi se Sinan Hoxha dhe Andrra Destani do të bëheshin prindër për herë të dytë.

Në lidhje me këtë lajm ka qenë vetë këngëtari ai i cili tha se nuk është i vërtetë dhe se të gjitha janë thjesht thashetheme.

Mirëpo, fotot në Instagramin e Andrrës ditën e sotme vërtetojnë krejt të kundërtën. Me disa pamje mjaft të bukura, e veshur me një fustan dhe barkun e rrumbullakosu Andrra jep lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël dhe se shumë shpejt Ansi do të bëhet me një vëlla.

"Kete fundvit, esenca e atmosferes festive ne familjen tone eshte pohimi i lutjeve te Ansit! Falenderuese pafund Zotit, per dhuraten me te bukur te Ansit, nje vella... Nje perkedhelje e embel per Ansin po vjen..."- shkruan Andrra.

F.K/ Ora News