Ja si i “zbërthente” Rita Lati sekretet e Rozës (Why Not -SEZONI 4)
Marrëdhënien e Roza Latit me mamain e saj, Ritën të gjithë e kanë zili. Rita me një shpirt artisteje ka arritur që vajzën e saj, Rozën ta rritë në një mënyrë që shumë nëna do donin ta ndiqnin.
Mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin "Why Not" në Rtv Ora ishte këngëtarja, Xhesika Ndoj. Gjatë bisedës në studio Xhesika tregoi jetën e saj si mami dhe marrëdhënien që ka me të voglën e saj.
Duke marrë shkas nga kjo atmosferë e krijuar në studio, moderatorja e emisionit Roza Lati tregon një taktikë që Rita ndiqte për ti nxjerrë të gjitha sekretet asaj.
"Rita me mua kan djekur një politikë që ti tregoja unë gjithçka asaj. Kur isha e vogël më vinte në shtëpi dhe më thoshte 'Të keqen mami më ka ngacmuar njëri sot' dhe unë përfshihesha në muhabet dhe e pyesja kush është ky?! Dhe Rita më tregonte 'Punon kështu, qëndron me kostum, ka qëllime serioze, do që të bashkëjetojmë, do që të jetë përkrahje për ne të dyja'. Dhe unë përfshihesha në muhabet dhe i thoja që ta shikonte njëherë.
Rita ndiqte këtë politikë dhe unë të nesërmen pasi kthehesha nga shkolla ja tregoja të gjitha, kush më ngacmonte, kush më foli ja numëroja të gjitha. Pra, mami duke bërë përalla me mua që gjoja po më hapte zemrën dhe unë nesërmen shkoja ja tregoja të gjitha "- tregon ajo.