Stresi rrëfen aventurën e arratisjes pas protestave: Hyra në Kosovë me makinë funerali, z'doja të më bënte lajm Rilindja

Pas organizimit të protestës për 25-vjeçarin, Klodian Rasha i cili u vra nga oficeri i policisë, Stresi u shpall në kërkim.

Mirëpo, kur të gjithë e kërkonin në Tiranë, reperi udhëtoi drejt Kosovës.

Gjatë një rrëfimi për Prive, ai ka zbuluar se si arriti ti shpëtonte policisë dhe se si u arratis drejt Kosovës.

"Ka qenë shumë e vështirë të dilja prej turmës. Kur kemi parë që protestuesit u zhvendosën drejt Drejtoria, e dinim që të gjitha masat do të zhvendoseshin aty. Mora një shok  timin që punon me makinat e varrimeve, vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të, nga aty pastaj u nisëm drejt Kosovës"- tregon Stresi.

Ai gjithashtu shton se kjo protestë është organizuar 100% prej tij në çdo detaj dhe ka marrë pjesë në atë protest vetëm për Klodianin dhe jo për qëllime partiake.

Stresi  tregon se sapo të kthehet në Tiranë do të shkojë në komisariat  bashkë me avokatin e tij për të dhënë deklaratën.

"Nuk doja të më kapnin në flagrancë, sepse ata e kanë qejf të bëjnë lajm 'Ja e kapëm Stresin'. Unë nesër do të shkoj në Tiranë dhe do të paraqitem që të jap deklaratën time"

F.K/ Ora News