Në kërkim nga policia, Stresi publikon bisedat me të atin për protestën e Klodianit: Ti nuk ke vrarë njeri...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2020, 17:46
Një ndër personazhet publik në krye të protestës për Klodian Rashën ka qenë reperi, Stresi.
Ai ka kërkuar drejtësi për humbjen e 25- vjeçarit i cili u vra nga efektivi i policisë më 8 dhjetor.
Stresi ka përdorur rrjetet e tij sociale për t'i bërë thirrje të gjithë ndjekësve të tij t'i bashkohen protestës.
Ai u shpall dhe në kërkim nga policia, mirëpo kjo gjë nuk e ka ndaluar reperin që ti shkojë deri në fund drejtësisë për Klodianin.
Në InsaStory stresi ka publikuar një bisedë me të atin, Sali Lushajn, të cilit i kërkon përkrahje për protestën.
“Unë du përkrahjen tënde”- shkruan Stres
“As nuk bëhet fjalë, ti ke protestu e nuk ke vra njeri.”- i'a kthen i ati.
F.K/ Ora News
