Stresi drejt Tiranës për t'ju bashkuar protestës, i bën thirrje protestuesve: Mos u dorëzoni se fiton kupola e mafias

Sikundër na lajmëroi mbrëmë në një rrëfim për Prive se ndodhej në Kosovë dhe ditën e sotme do të ishte në Tiranë për të vazhduar protestën për Klodianin, Stresi ka mbajtur fjalën e tij.

Një orë më parë ai në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar pamje teksa shihet duke u kthyer nga Kosova për t'ju bashkuar protestuesve të tjerë në kryeqytet, Tiranë.

Në shkrimin bashkëngjitur me videon Stresi thotë se nuk do ndalojë dhe do të jetë i fundi i cili do përfundojë protestën për Klodian Rashën, 25-vjeçarin që u vra nga policia.

"Me u Dorzu se kem ne Gjak ! Nese dorzohemi fiton kupola mafias .Dorëzoni Ardi Veliun,mos te ndalojnë protestat edhe une i bashkangjitem prap protestes me ju, nuk kisha se si tju leja vetem,e nisa i pari do e perfundoj i fundi bashkë me Popullin Shqiptar.Faleminderit edhe Presidentit Shqiptar qe u bashkua me kauzën tonë"- shkruan stresi.