“Meshkujt nuk kanë zemër!” Për kë e kishte Xhesika Ndoj?

"Ora e Biologjisë" kjo ishte loja me të cilën këngëtarja, Xhesika Ndoj u përball mbrëmjen e sotme në emisionin "Why Not"  në RTV Ora me moderatoren, Roza Lati.

Krah për krah me një djalë seksi dhe të palestruar si vetëm Xhesikës i ka hije, këngëtares ju kërkua që mbi trupin e tij të pikturonte organet e njeriut.

Roza Lati i tha që me lapustil të tregonte se ku ndodhet zemra te djali dhe Xhesika na habiti me përgjigjen e saj.

"Unë mendoj që meshkujt nuk kanë zemër. Nuk kanë zemër  fare, zemrën e kanë stomak sidomos ata të palestruarit.  Sepse duan vetëm të hanë dhe nuk kanë zemër. Pra, meshkujt nuk kanë zemër nuk dinë se çfarë është"

https://youtu.be/ZJmX94XkfQc