Do qëndroj 2 vite beqare: Adel Lami tregon cfarë fshihet pas këtij vendimi

Balerina bukuroshe Adel Lami, e cila ka marr pjesë edhe tek 'Dancing With The Stars' në Amerikë, ka vendosur të qëndrojë beqare për plotë dy vite.

E ftuar në emisionin 'Glamour Zone' në TV ORA, Adel është pyetur nga moderatorja Ester Bylyku përse ka marr këtë vendim, dhe ajo u përgjigj: 'Le të themi që jam në vitet e mia të egoizmit. Dua të fokusohem tek vetja dhe tek karriera. Nëse unë do të thoja që jam gati për një lidhje, do gënjeja, sepse nuk jam.'