“Ta kam sjellë një…”, Blunt i Shaolin Gang ka një gjë për Roza Latin

Shaolin Gang njihen si grup legjendar muzikor, ku Blunt dhe Zhita bashkëpunojnë prej rreth 20 vitesh.

Me gjithë këtë eksperiencë, dhe me boom-in e ndjekësve në rrjetet sociale, ata i kishin lënë mënjanë intervistat televizive.

Por, u rikthyen në “Why Not” me Roza Latin, në Rtv Ora. Djemtë nuk erdhën duarbosh, ata kishin marrë edhe dhurata surprizë për moderatoren dhe autoren e programit, e cila e ka deklaruar shpesh se është fanse e tyre dhe i ka ndjekur në çdo koncert.

Ta kam sjellë një minifund po m’duket”, i tha Blunt Rozës, dhe si me çdo gjë që e ekzalton, Roza e ndau menjëherë emocionin me nënën e saj, aktoren e humorit, Rita Lati.

“Maa shife, maaaaa”, iu drejtua ajo nga ekrani.

Në fakt “minifundi” ishte një bluzë me stampën e logos së Shaolin Gang. Duke marrë parasysh diferencën fizike mes tij dhe Rozës, Blunt e quajti me humor “minifund” dhuratën e tyre.

Ata kishin sjellë dy albumet “Tululu” dhe “Tululu II” që i nënshkruan për Rozën.