Xhesika Ndoj në “Why Not”: Nuk më “plas” për asnjë, do të jem gjithnjë vetvetja

Mbrëmjen e sotme e ftuara speciale e kësaj jave në emisionin "Why Not" në RTV Ora me moderatoren, Roza Lati ishte këngëtarja Xhesika Ndoj.

Ajo është vënë shpesh në fokus të mediave rozë për jetën e saj  dhe shpesh herë paragjykohet nga njerëzit.

Mirëpo, kjo gjë nuk e pengon Xhesikën dhe nuk i intereson aspak se çfarë njerëzit flasin për të.

Këngëtarja shton se do vazhdojë të jetë vetvetja sepse sidoqoftë njerëzit nuk do e mbështesin.

"Nuk më plas për asnjë. Pse duhet të më plasë?Në fund të fundit është jeta ime. Kujt i plas më shumë se mua nëse më ndodh diçka? Askujt! Madje, në fund do thuan që mir e ka se vet e kërkoi dhe nuk do më mbështesin"