Dilema e Policit!

Gazetari Flamur Vezaj tregon historinë e një polici i cili ka komunikuar me të në facebook.


Kur isha në Tiranë mes shumë njohjeve , jam takuar disa herë edhe me Erin, një polic rendi që kishte punuar në disa komisariate. Eri e thërrisnin shkurt. Kur u zgjova sot lexova disa rreshta që më kishte shkruar në inbox të profilit tim në Fb .

Ai në vitin 2004 ishte vetëm 25 vjeç kur ka veshur uniformën e policisë, vetëm që të mos largohej nga Shqipëria pasi kishte dhe prindërit e moshuar.

"5 vjet më pas, në vitin 2009 hëngra drurin e parë nga protestues të Ps-së te KQZ-ja'', më shkruan ai në inbox, fatmirësisht vetëm disa hematoma.

Ishin aty për të mbrojtur institucionin.

"Në 21 Janar 2011 hëngra drurin e dytë, këtë rradhë mi thyen 4 gishta dhe pata hematoma në të dy krahët dhe në kokë ", më shkruan ai ! Në protestat te liqeni në 2016 ka ndrydhur këmbën dhe te ato pranë Kuvendit në 2019 thotë se ishtë goditur disa herë në kokë me gurë e sende të treja, por fatmirësisht jo me pasoja të rënda, vetëm disa hematoma.

Ndërsa tre ditë më parë ia paskan thyer krahun me një copë pllake guri të trotuareve.

Çfarë fati edhe ky, por gjithmonë i shkreti duke zbatuar URDHËRAT e drejtuesve të policisë , disa mes tyre edhe militantë e komisionerë.

"Çfarë të bëj", më shkruan Eri, një polic i disiplinuar e familjar që për shkak të mungesës së miqve , ka shetitur pothuajse në të gjitha komisariatet në Tiranë, ku transferohej sa herë titullari donte të sillte një polic të njohur.
"Ta le detyrën apo të gëzohem që ma thyen dorën që mos të dal në protesta", pyeti ai ?

"Deri kur policët do hanë drurin në emër të shefave të tyre apo të ndonjë të papërgjegjshmi në rradhët tona"- më shkruan Eri ?

Ai sot ka mbushur 41 vjeç , ka dy fëmijë dhe nusen pa punë.

Nuk e di ç'ti them tjetër vetëm Zoti të ruajt!

P.s. Nuk janë të gjithë policët dhunues, janë shefat e tyre që i urdhërojnë të ushtrojnë dhunë. E janë po këta SHEFA që tentuan të manipulojnë vendin e ngjarjes së vrasjes së Klodian Rashës, e për këtë fakt duhet të dorëhiqen.