Thënia epike e protestuesit: Uniforma turke, gaz serb, shkopinj gome grekë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2020, 21:25
Do të mbahet mend gjatë batuta që lëshoi para kamerave një prej protestuesve sot në Tiranë.
I pyetur për arsyen pse kishte dalë në protestë, ai dha një përgjigje epike:
"Sepse po na godasin policë që janë të veshur me uniforma turke, që gazin e importojnë nga Serbia dhe shkopat e gomës nga Greqia. Ndërsa ne jemi skllevërit që hamë dru".
Ditën e sotme u protestua për të pestën ditë rradhazi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
I riu u qëllua për vdekje shumë pranë banesës së tij mëngjesin e 8 dhjetorit nga një efektiv policie.
Lexo edhe:
Arrestohet gjatë protestës, revolta e qytetarit: Zgjohuni, Atdheu është në rrezik