Reshje shiu apo diell? Ja si do të jetë moti gjatë ditëve në vijim

Mëngjesin e sotëm  në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora  ishte i ftuar meterologu Hakil Osmani nga "MeteoAlb" i cili ka sjellë një parashikim se si do të jetë moti gjatë javës në vijim.

Osmani tregon se na pret një javë me mot të kthjellët dhe gjatë ditës së sotme do të kemi të pranishme vranësira kryesisht në zonat malore.  Sa i përket vlerave termike temeraturat do të pësojnë një rritje graduale ku  nga mesi i javës dhe në vijim do të kemi një mot më të ngrohtë.

"Kjo javë ndryshe nga java e kaluar pritet të jetë më mot të kthjellët. Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta . Këto do të mbeten në zona malore.

Përsa i përket vlerave termike minuminet janë regjistruar në zonat malore, deri në -2 gradë celcius, ndërsa maksimumet pritet të shkojnë jo më shumë se 14, 15 gradë celcius gjatë ditës së sotme.

Pritet që ne vijim të kemi një rritje të lehtë graduale, kryesisht në vlera minimale duke bërë që në zonat malore vlerat minimale të ngjiten deri në -1 gradë celsius apo dhe në 0 gradë gjatë kësaj jave, ndërsa vlerat maksimale do të mbeten pothuajse konstante . Do të ketë luhatje të lehtë të tyre por që nuk pritet të shkojnë më shumë se 16 gradë celcius në zonat jug-perëndimore të territorit shqiptar.

Nga dita e martë pritet një rritje graduale , po ashtu dita e mërkurë, e enjtje pritet të kemi vlera më të larta në  mëngjes , ndërsa vlerat maksimale pritet të jenë tipike dimri. Nga mesi i javës dhe në vijim pritet të kemi një mot më të ngrohtë, krysisht gjatë mëngjesit ndërsa mesdita do të mbetet në vlera konstante"

Sipas Osmanit në fundjavë pritet të kemi një mot të mirë ku do të dominojë moti i kthjellët dhe i qëndrueshëm.  

"Fundjava mbetet me mot të mirë ku do të kemi dominim të motit të kthjellët, kryesisht në ultësirën perëndimore . Në zonat malore do të kemi herë pas here prezencë të vranësirave, por që nuk do të rrezikojnë reshje, kështu që do të kemi një fundjavë të mirë  me mot të qëndrueshëm . Përsa i përket vlerave terkime mbeten pothuajse në vlera tipike dimri, ku minimumet në zonat malore nuk zbresin më shumë se -1 ose -2 gradë celcius, ndësra maksimumet gjatë kësaj fundjave në zonat jug-perëndimore të terriotrit shqiptar do të jenë në vlerat 15, 16 gradë celcius.