Blinda dhe dhjetëra forca policie patrullojnë në ish-Bllok, nisin shoqërimet

Blinda dhe dhjetëra forca policie, mes tyre edhe ato speciale janë duke qarkulluar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë për të bërë të mundur shpërndarjen e protestës.

Siç shihet në videon e Ora News, ata janë duke patrulluar në zonë por mënyra e protestës, "guerrile" dhe e ndarë në disa zona ka bërë që të vështirësohet shpërndarja e saj.

Prej pesë ditësh, në Tiranë e qytete të tjera po protestohet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha ku kërkohet mbi të gjitha dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Ndërkohë që kanë nisur edhe shoqërimet e para.

/a.r,OraNews