Të shtrirë, me duar pas koke dhe të vetëdorëzuar, protesta simbol e të rinjve sot në Tiranë
Ka qenë një protestë ndryshe kjo e pasdites së sotme e të rinjve. Të vendosur për të mos hequr dorë nga kauza e tyre, ata dolën sërish sot në orën 18:00 për të protestuar para kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë.
Por ndryshe nga ditët e tjera, protestuesit kanë qenë të qetë, ndërsa nuk mund të flitet kështu për forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët shpesh kanë ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e tyre apo dhe bërë shoqërime.
Protestuesit marshonin sa në një institucion në tjetrin me thirrjen "Poshtë diktatura!" dhe më pas kishte grupe të tyre që shtriheshin në tokë dhe vendosnin duart prapa sikur i kanë të lidhura me pranga.
Kjo në shenjë simbolike pë të treguar se nuk janë të dhunshëm dhe janë gati të prangosen
Kjo ndodhi para ministrisë së Brendshme, Kryeministrisë apo dhe Drejtorisë së Policisë.
Të rinjtë thërrasin edhe Rama ik!
Shikoni videon.