Protestuesit të qetë në shesh, policia i mbyt në gaz, i ndjek me vrap dhe i shoqëron, Ora News filmon aksionin
Ishte ora 20:00 kur protestuesit ishin mbledhur të gjithë në sheshin "Skënderbej" dhe po protestonin, pasi ishin larguar me ujë me presion dhe gaz lotësjellës nga drejtoria e Policisë së Shtetit.
Kur ende nuk ishte e qartë se si do të vijonte protesta, në sheshin Skënderbej është hedhur gaz lotësjellës, ndërsa protestuesit kanë ikur nga gazi.
Në atë moment, kanë ndërhyrë forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat e rendit, duke ndjekur pa ndonjë arsye protestuesit.
Aksioni është kapur drejtpërdrejtë nga kamerat e Ora News, dhe gazetari Isa Myzyraj, ndërsa tregon qartë se protestuesit ishin të qetë dhe aksioni i policisë ishte i shpejtë dhe i mejëhershëm.
Pak minuta më vonë Ora News, në dalje të sheshit kapi momentin e shoqërimit të dy adoleshentëve nga efektivët e policisë.
Dita e pestë e protestës: Protestuesit thërrasin: Zgjohuni! Policia i shpërndan me gaz, i ndjek këmba këmbës dhe i shoqëron