Dita e pestë/ Protestuesit thërrasin: Zgjohuni! Policia i shpërndan me gaz, i ndjek këmba këmbës dhe i shoqëron
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2020, 22:12
Të rinjtë e Tiranës protestuan të dielën, 13 dhjetor, për të pestën ditë radhazi, e nxitur nga vrasja e djaloshit 25 vjeçar, Klodian Rasha nga një efektiv policie më 8 dhjetor 2020.
Të shtrirë në tokë dhe me duart pas koke ishte simbolika që të ata përzgjodhën si mesazh kundër arrestimeve dhe shoqërimeve masive.
Hedhja e gazitlotsjellës, uji, ndjekja këmbë pas këmbe dhe dërgimi i të rinjve në komisariate për verifikim ishte metoda që policia përzgjodhi për të shuar protestën e nisur në 18:00 dhe e mbyllur në 21:00 .