Rruga Rrëshen – Urakë, makth për banorët: Bashkia nuk ndërhyn, vijnë veç për vota
Kjo rrugë është rregulluar vetëm dy vite më parë, por për shkak të cilësisë së dobët ajo është amortizuar plotësisht. Aksi Rrëshen – Urakë është kthyer në një makth të vërtetë për këdo që kalon në të.
Banori: Kur u rregullua, ndenji dy vjet kështu pastaj u bë me gropa, pa cilësi
Pasojat më të mëdha bien mbi banorët e fshatrave të disa njësive administrative në Bashkinë Mirditë që duhet të kalojnë çdo ditë aty.
Banori: Lamë lekët, i lamë të gjitha rrugës, rruga është copë copë.
Banorja: Rruga këtu nga Rrësheni për lart, që ne kemi shtëpitë në fshat, nuk është rregulluar në kushtet e duhura.
Ata shprehen se taksat i paguajnë, por nuk marrin shërbimet.
Banori:Taksat i kërkojnë, të gjitha i do shteti, shih si është rruga.
Për kreun e Bashkisë Mirditë Ndec Deda ata shprehen se nuk interesohet për ta dhe shkon atje veç për vota.
Banori: Nuk ka bërë asgjë për mua
Banori: Vijnë për zgjedhje, partitë politike dhe nuk punohet. Mbrapa nuk pyesin.
Banorët e fshatrave nga kalon rruga, kanë edhe ankesa të tjera për furnizimin me ujë dhe energji elektrike