Demalia për Ora News: Protestat të mos ndalen derisa të iki Ardi Veliu, është makina e krimit
Analisti Ilir Demalia në një intervistë për Ora News tha se protestat nuk duhet të ndalen deri në largimin e Ardi Veliut duke e cilësuar këtë të fundit si makina e krimit për të mbuluar krimin
LIVE/ Ilir Demalia: Me mbajtjen e Ardi Veliut në detyrë Rama do të irritojë edhe më tej popullsinë. Sepse Ardi Veliu është fytyra e kësaj policie që vepron në mënyrë harbute dhe makineri e rilindjes socialiste të Edi Ramës. Ardi Veliu është makina e krimit për të mbuluar krimin. Unë mendoj që protestat nuk duhen të pushojnë deri sa të iki Ardi Veliu sepse duhet 't'i prihet koka'. Ai që drejton gjithë operacionet është drejtori i përgjithshëm. Ministri është politikë. Koka është Ardi Veliu. Sa më shumë të zgjasë qenie e Ardi Veliut në krye të drejtorisë së policisë se shtetit, aq më të mëdha do jenë protestat, aq më të rënda do jetë gjendja e shtetit. Edi Rama duhet të ulet dhe ti thërrasë mendjen sepse ai po e shton zullumin dhe kur e shton zullumin dihet sesi përfundon.
Demalia shtoi se ato që nuk dorëzohen në një gjendje të tillë por shtojnë zullumin, tregojnë se kanë frikë nga zullumet që kanë bërë.