Poshtë diktatura!” Protestuesit shtrihen në tokë

Të vendosur për të mos hequr dorë nga e drejta e tyre, protestuesin dolën sërish sot në orën 18:00 për të protestuar para kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë.

Ndryshe nga herët e tjera protestuesit kanë qenë të qetë, ndërsa nuk mund të flitet kështu për forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët shpesh kanë ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e tyre apo dhe bërë shoqërime.

Ata marshonin sa në një institucion në tjetrin me thirrjen “Poshtë diktatura!” dhe më pas kishte grupe të tyre që shtriheshin në tokë dhe vendosnin duart prapa sikur i kanë të lidhura me pranga ashtu si shihet dhe në fotot mëposhtme.

Kjo në shenjë simbolike pë të treguar se nuk janë të dhunshëm dhe janë gati të prangosen