Transportonte emigrantë të jashtëligjshëm, arrestohet 23 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2020, 08:50
Një i ri 23 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Gjirokastrës, pasi u kap në flagrancë duke transportuar tre emigrantë të jashtëligjshëm.
Mësohet se është arrestuar K.Z., banues në Gjirokastër, i cili po i transportonte me mjetin e tij emigrantët në drejtim të Tiranës.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në vendin e quajtur "Kthesa e fshatit Grapsh", u kap duke transportuar me automjetin e tij tip "Benz", tre emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që drejtonte shtetasi K. Z.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.