Të rinjtë në ish-Bllok, policia tenton të shpërndajë protestën me ujë

Ora 19:50 Protestuesit edhe pasditen e sotme kanë vijuar marshimin e nisur në sheshin "Skënderbej" për të vijuar drejt Ministrisë së Brendshme më pas kryeministrisë dhe Drejtorisë së Policisë.

Në momentin kur janë ulur në tokë në shenjë proteste afër Drejtorisë së Policisë së Tiranës, policia i ka hedhur gaz lotsjellës për ti shpërndarë.

Te rinjtë kërkojnë dorëheqjen e Ardi Veliut, drejtorit të Policisë së Shtetit.

Grupe të rinjsh për tiu larguar gazit lostjellës janë shpërndarë nëpër rrugët e ish bllokut, ku dhe ka nisur ndjekja e tyre nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Në disa raste policia ka përdorur gaz lotjsellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit, të cilët duken të vendosur për të mos hequr dorë nga  kauza e tyre