Shqiptarët në Amerikë në mbështetje të protestuesve në Shqipëri: Jemi me ju

Ditën e sotme një grup shqiptarësh janë mbledhur përpara konsullatës tonë në New York, SHBA për ti treguar mbështetjen e tyre protestuesve në Shqipëri të cilët prej pesë ditësh janë duke protestuar në të gjitha qytetet e vendit për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha.

Ata i bëjnë thirrje kryeministrit, Edi Rama që të ndalë dhunën dhe organet kopetente të bëjnë punën e tyre dhe të vendosin drejtësi për vrasjen e Klodianit.

Belul Gashi: Me keqardhje jemi mbledhur sot për një tragjedi që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. I shprehim ngushëllimet familjes së Klodianit. Jemi lodhur nga këta pushtetar që 30 vjet. Na marrin bukën, na vrasin, na bëjnë çdo të keqe. Ne si shqiptarë në Amerikë gjithmonë do të jemi pranë popullit, nuk i takojmë asnjë partie.

Shqiptari pjesmarrës në protestë: Kjo protestë të vazhdojë dhe të japë mesazhin e duhur, që politikanët shqiptarë ta kuptojnë që nuk luhet më me shqiptarët. Dinë të ngrihen, dinë të protestojnë, dhe dinë dhe t'ju rrëzojnë me forcë. Këtë mesazh duhet ta kuptojë çdo politikan shqiptar. Mos e leni të përdoret politikisht protesta. Kjo është një protestë në emër të jetës.

Shqiptari tjetër: Jemi mbledhur këtu për një krim makabër  i një djali të ri vetëm 25 vjeç i vrarëë në mënyrë barbare nga policia dhe urojë që këto gjëra të mos përsëriten më. STOP dhunës në Shqipëri. Qeveria dhe kryeministri të ndalë dhunën. Gjithë shqiptarët gjithë emigrantët janë me ata që po protestojnë në Tiranë.