Dita e pestë/ Protestuesit thërrasin: Zgjohuni! Policia i shpërndan me gaz, i ndjek këmba këmbës dhe i shoqëron
Të rinjtë e Tiranës protestuan të dielën, 13 dhjetor, për të pestën ditë radhazi, e nxitur nga vrasja e djaloshit 25 vjeçar, Klodian Rasha nga një efektiv policie më 8 dhjetor 2020.
Të shtrirë në tokë dhe me duart pas koke ishte simbolika që të ata përzgjodhën si mesazh kundër arrestimeve dhe shoqërimeve masive.
Hedhja e gazitlotsjellës, uji, ndjekja këmbë pas këmbe dhe dërgimi i të rinjve në komisariate për verifikim ishte metoda që policia përzgjodhi për të shuar protestën e nisur në 18:00 dhe e mbyllur në 21:00 .
Shoqërimet nisën para orës 18.00, për tu intesifikuar gjatë tubimit.
Grupe të rinjsh e jo vetëm të grumbulluar në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” marshuan paqësisht në bulevard, ndërsa thërrisnin: “Poshtë diktatura!” “Rama ik! “ apo dhe “Ardi Veliu jep dorëheqjen!” . Gjithashtu kërkonin lirimin e protestuesve.
Ajo çka u vu re ishte fakti që protestuesit ishin të qetë, ndryshe nga forcat “Shqiponja” dhe ato të “Ndërhyrjes së Shpejtë” të cilët kishin objektiv shpërndarjen e tyre.
Ata i hodhën gaz lotsjellës, ujë apo dhe i ndoqën këmba këmbës nëpër rrugët dhe rrugicat e Tiranës, duke bërë edhe shumë shoqërime. Protesta që nisi rreth orës 18:00 u mbyll në orën 21:00
Ora News e përcolli live
Ora 21: 30 Thirrja e mjekut: Nesër më shumë, të shpëtojmë vendin nga diktatura
Ora 21:25 Protestuesit: Uniforma turke, gaz serb, shkopinj gome grekë
Ora 21:00 Halabak? Budina: Nuk i kam thonjtë e paprerë, as nuk më kanë marrë nga urat e Parisit
Ora 20:25 Arrestohet gjatë protestës, revolta e qytetarit: Zgjohuni, Atdheu është në rrezik
Ora 20: 15 Policia mësyn ndaj protestuesve dhe bllokon hyrje-daljet e sheshit “Skënderbej”
Ora 20:05 Blinda dhe dhjetëra forca policie patrullojnë në ish-Bllok, nisin shoqërimet
Ora 19:50 Të rinjtë në ish-Bllok, policia tenton të shpërndajë protestën me ujë
Ora 19:44 - Protesta zhvendoset te Drejtoria e Policisë, ujë për të shpërndarë qytetarët
Protestuesit janë vendosur pranë Drejtorisës së Policisë Tiranë aty ku policia po tenton të shpërndajë protestuesit duke hedhur ujë.
Ora 19:21 - Edhe pse protesta po vijonte paqësisht rrugëve të Tiranës, Policia ka ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë ndaj protestuesve.
Ata ishin duke marshuar drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Ora 18:59 - "Poshte diktatura!" Protestuesit shtrihen ne tokë
Protestuesit kanë mbërritur tashmë para kryeministrisë ku në shenjë revolte edhe për sjelljen dhe dhunën policore janë shtrirë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Ndërkohë që nuk mungojnë thirrjet kundër qeverisë dhe drejtorit të Përgjithshëm Policisë Ardi Veliu.
19:28: Forcat Shqiponja shoqërojnë një protestues
19:29: Policia tenton të shpërndajë turmën nëpërmjet autoboteve me ujë
18:43 - Nis marshimi i protestuesve nga Sheshi Skënderbej drejt Ministrisë së Brendshme e më pas drejt Kryeministrisë.
Nën thirrjet "poshtë dikatura", "Rama ik", ata u ulën për një çast në rrugë në shenjë simbolike kundër arrestime të Policisë së Shtetit.
Policia ka nisur të shpërndajë qytetarët në sheshin Skënderbej.
Ata ishin mbledhur fillimisht aty për të vijuar më pas drejt ministrisë së brendshme dhe Kryeministrisë.
"Edi Rama na i ka sjellë në majë të hundës", tha një prej qytetareve për mikrofonin e Ora News.
"Ja ku po na terrorizojnë sërish, shpërndahuni, shpërndahuni", shprehet një prej vajzave protestuese.
Ndërsa aktivisti Genc Sejko u shpreh se, protesta është e drejtë qytetare.
Lexo dhe: Genc Sejko: Këta të vrasin dhe tani s'na lenë të themi mos na vrisni
Sipas informacioneve, rreth 1500 policë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së sotme që sot shënon ditën e pestë.
Çfare po ndodh
Protestat në kryeqytet nisën pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, për të sjellë më pas edhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm. Por pas arrestimit të shumë protestuesve, një pjesë e konsiderueshme adoleshentë, dhe përplasjeve të ashpra me policinë, tashmë kërkohet edhe dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.