“Zjarre” dhe përqafime, dy anët e protestës “Drejtësi për Klodianin”

Në natën e katërt të protestave nën moton "Drejtësi për Klodianin", u panë të paktën dy grupe të ndara. Në një anë kryesisht adoleshentë që ndezën e zjarre e nxitën tension, ndërsa në anën tjetër protestues besnike të kauzës fillestare. E këta të fundit në Durrës e mbyllën protestën duke përqafuar efektivët e Policisë.

Një grup minorenësh devijoi nga qëllimi.Tentuan të bëhen protagonistë të akteve të dhunshme në natën e katërt të protestës nën thirrjen “Drejtësi për Klodian Rashën".

Në Elbasan e Fier u vunë flakën disa kontjernerëve të mbetjeve urbane, akte për të cilat pati të shoqëruar.

Ndërsa në Durrës veprime të tilla u ndaluan në vazhdimësi nga më të rriturit .

Zjarrin në qytetin bregdetar adoleshentët arritën ta ndezin vetëm në një rast, kur protestuesit paqësore ishin vendosur përballë Drejtorisë së Policisë.

Autori u ndalua në kushtet e flagrancës, ndërsa të tjerë protestues u kujdesën të fikin flakët.

Por artikulimet për emra të përveçëm politike krijoi përçarje edhe mes pjesës tjetër në dukje më të përgjegjshëm për qëllimin e reagimit.

Për katër netë me radhë të rinjtë e policët kanë qenë përballë njëri-tjetrit e herë pas herë edhe janë përplasur, thuajse në të gjitha qytetet kryesore, ndërsa këto përfaqime në Durrës dhanë një mesazh të fortë.

https://youtu.be/GlpeCe5W7Sc