Akuza e Beqaj: Shkodra u përdor nga grupe nën presionin e OFL, u ka dalë zot njëri që gjoja do jetë Ministër i Brendshëm

Shkodra u "pushtua" nga tymi dhe flaka por Ilir Beqaj u kujdes të nënvizonte se kryeqendra e veriut nuk është ajo që u pa sot.

Në një dalje për mediat pas dhunimit të selisë së socialistëve, i dërguari i PS në Shkodër tha se qyteti u përdor nga grupe të caktuara që janë nën presionin e OFL.

Ai shkoi më tej, duke treguar edhe politikanët ku ata gjejnë mbështëtje.

Beqaj: Për fat të keq sot u përdor nga grupe të caktuara që nën presionin e OFL mendojnë se mund të gjejnë mbështetje tek një person që ka dalë përzot gjoja do të jetë Ministër i Brendshëm pas 25 prillit. Ta harrojë, nuk mund të përdorë Shkodrën për qëllime politike. As Monika Kryemadhi që mund të mëndojë se mund të jetë Ministrja e Financave e ardhshme që tu dalë për Zot këtyre grupeve kriminale. Për fat të keq duket se Lulzim Basha është i pazoti të drejtojë Partinë Demokratike ashtu siç nuk pranoj qëndrimin tinëzar të kryebashkiakes Voltana Ademi që dje ka qenë publike protesta dhe itinerari i protestës. Nëse zonja paska marrë pjesë sot si qytetarë, e drejta e saj, protestuesit u drejtuan enkas nga sëlia e PS për të krijuar incidente me fëmijët në ballë, u kërkoj të gjithë prindërve shkodranë të mos lejojnë që fëmijët e tyre të përdoren si mish për top. Ftoj Prokurorinë të kontrollojë të gjithë veprimet administrative që ka bërë Ademi dhe dhe sot, minimalisht mospërgjigjen ndaj policisë për sjelljen e zjarrfikësve për të shuar zjarrin që në momentin e parë. Nuk cënon imazhin e PS dhe as socialistëve shkodranë një djegie orendish krejt e parëndësishme në pjesën e rrugës përballë selisë. Do të vazhdojmë të qëndrojmë me maturi dhe vendosmëri.

https://youtu.be/LA_FoQaLbrc