Arrestimi i gazetarëve, Demalia: Veprime të regjimeve autoritariste në fundin e tyre

Analisti Ilir Demalia ka komentuar në një intervistë për Ora News arrestimin në protestë të gazetarit të RTV ORA Xhoi Malësia dhe kryeredaktorit të gazetës Koha Jonë, Qamil Xhani. Demalia i cilësoi këto veprime si  veprime të regjimeve autoritariste që janë në fundin e tyre.

Ilir Demalia për Ora News: Në përgjithësi këto veprime që po bën policia edhe pas vrasjes së 25 vjeçarit, janë veprime që tregojnë që e kanë humbur. Veprime që bëjnë regjime autoritariste apo më keq se autoritariste në fundin e tyre. Kjo tregon që ata kanë humbur çdo lloj arsye dhe duan të mbajnë pushtetin me të gjitha mjetet. Kjo  ndodh sepse në vende me liri me demokraci, me qarkullim të elitave dhe politikave, fuqia politike është si një fuqi shërbimi dhe jo fuqi sundimi. Mirëpo kultura e politikës shqiptare jo vetëm e këtij tranzicioni por që prej krijimit të shtetit shqiptar është një politikë sunduese.

Ai tha se në Shqipëri pushteti sot po sillet diktatorial nëpërmjet oligarkisë kriminale ekonomike

Ilir Demalia për Ora News: Pushteti sot po sillet më shumë se autoritarist, një pushtet mund të themi dhe diktatorial. Kanë filluar të sundojnë nëpërmjet oligarkisë kriminale ekonomike. Dhe prandaj këto duan ta mbajnë pushtetin me çdo kusht. Dhe përfundimi, eksperienca historike na ka treguar se ku përfundojmë. Në Shqipëri përfundojnë mandatin ose qërohen nga një revoltë popullore por nuk ndëshkohen.

Intervistoi Arnold Karriqi, përgatiti për online E.P