Atyre që sot ju dhimbset Tirana, u them- t'u vijë turp!
Turp të keni!
U shkatërrua Tirana, shkruajnë.
U shkatërrua Tirana, belbëzojnë!
U shkatërrua qyteti, thonë!
Janë të pakët në numer në fakt, por zëri i mbytur i tyre bën jehonë, sepse janë njerëz të pushtetshëm, në media, në politikë e biznes.
Atyre që sot ju dhimbset Tirana, u them- t'u vijë turp!
Tirana është tanimë e shktërruar.
Tirana që është mbytur nga kullat e oligarkëve prane Erion Velisë, është tanimë një qytet betoni.
Tirana e fasadave të ngjyrave është tanimë e shkatërruar, sepse në rrugica e rrugë të mbyt balta e pluhuri, nga rrugët e pashtruara e të katandisura si mos më keq.
Tirana është tanimë e shkatërruar, nga mijëra tonelata beton e hekur që i kanë hipur në kurriz me firmën e kryetarit tuaj që shpërndan lekë tek ju.
Tirana u shkatërrua kur pabesisht u rrënua Teatri Kombëtar, dhe ju nuk kishit guxim të flisnit:
Tirana u shkatërrua kur kullat mbinë pa asnjë kriter, e jashtë çdo standardi.
Madje madje po, Tirana po shktërrohet këto ditë, nga disa të rinj të mrekullueshëm, që ndoshta duan t’ja nisin nga e para.
Por mes shkatërrimit nga firmat e kryetarëve dhe ‘shkatërrimit’ të këtyre të rinjëve ka një ndryshim shumë të madh.
I pari shkatërron nën hundën tonë e tuajën, dhe thotë ‘po ndertoj, nuk po shkatërroj:
Të dytët, thonë ‘ne po shkatërrojmë, sepse jemi të revoltuar nga arroganca juaj.
I pari thotë: ‘Ju jeni idiotë, nuk kuptoni’
Të dytët thonë: ‘Ore ky qytet është yni, dhe ju nuk mund të bëni ç’të doni me të’
Ndryshimi thelbësor;
Shktërrimi i parë është i parikuperueshëm, sepse kullat nuk mund të shkulen me themele, ndoshta kurrë më.
‘Shkatërrimi’ i dytë, rivjen ne normalitet per 2 ditë. Ca kosha mbeturinash, ca semaforë e ca dritare, ca bredha të turpshëm e ca drita festash, mund të blihen brenda 24 orësh, dhe ja u bë Tirana që ju (S)’e doni.
Por sot, është fiks dita që ju duhet të heshtni, të paktën të heshtni dhe të kini turp, për atë qe e quani ‘shkatërrim të Tiranës’
Nuk mundet një 16-vjeçar, ta shkatërrojë Tiranën, jo, jo, nuk e bën dot, ai do të ndërtojë të ardhmen e tij në ketë vend, e në këtë qytet që na keni vjedhur pabesisht ju e kryetarët tuaj.
Një 16-vjeçar nuk shkatërron, ai ndërton ëndërrat e tij, sepse e sheh jetën në këtë qytet, të grabitur mizorisht me firma kryetarësh orëve të vona të natës.
Ju sot duhet të keni turp që e latë qytetin tonë të shkatërrohet nga kryetarët arrogantë e injorantë, dhe t’i lini të rinjtë të ndërtojnë ëndërrën e tyre për një vend më të mirë, e më të dashur, edhe duke shkatërruar semaforë e kontenjerë mbeturinash.