Klotilda Bushka: PS nuk mbahet mend ndonjëherë për protesta të dhunshme

Deputetja e PS, Klotilda Bushka në një intervistë për RTV Ora ka folur për protestat e organizuara nga qytetarët për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha. Bushka deklaroi se protestat e dhunshme bien ndesh me ligjin dhe se Partia Socialiste nuk është mbajtur mend ndonjëherë për organizmin e protestave të dhunshme

Klotilda Bushka për RTV ORA: Kur flasim për çështjen e protestave duhet bërë e qartë që protesta është e drejtë e qytetarit dhe  në 7 vitet e mazhorancës socialiste në fakt e drejta e protestës ka marrë formën e vetë. Është e suksesshme sepse në sajë të protestave të organizuara në Shqipëri, qytetarët në raste kur ka pasur kauza të vërteta janë dëgjuar, janë plotësuar kërkesat, kanë fituar. Ashtu siç në një protestë kanë të drejtat e veta, kanë dhe detyrime. Protesta duhet të jenë paqësore, protestat e dhunshme i vijnë ndesh qëllimit të ligjit. Partia Socialiste ka  protestuar gjithmonë  shumë qetësisht, ka qenë një parti e cila nuk mbahet mend ndonjëherë për dhunë, apo për organizimin e protestave të  dhunshme dhe ky është një fakt.

Ajo tha se rasti i vrasjes së 25 vjeçarit nga efektivi i policisë duhet parë si rast i shkëputur nga veprimtaria e Policisë së Shtetit

Klotilda Bushka për RTV ORA: Ky rast duhet parë si i shkëputur nga veprimtaria e policisë së shtetit e cila nuk duhet të njolloset me episode të shkëputura dhe që në fakt ky episod është tragjik. Nga ana tjetër e rëndësishme është që organet e drejtësisë janë të pavarura dhe janë duke hetuar rastin në mënyrë që të nxjerrin përpara përgjegjësisë të gjithë fajin dhe të japin dhe dënimet përkatëse, për të garantuar që e drejta është njësoj për të gjithë, ligji është i barabartë për të gjithë.

https://youtu.be/dWLKDNUzpko