Balla thirrje Kryemadhit: Hiq dorë nga pagesat e minorenëve
Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, akuzoi nga Shkodra kryetaren e LSI se po rekruton të mitur kundrejt pagesave për protestat që kanë mbërthyer vendin.
Sipas Ballës, protesta qytetare për të riun e vrarë nga policia u grabit nga politikanët e të keqes.
Balla: Nga selia e PS Shkodër, i bëj thirrje popullit të nderuar të Shkodrës, aktet e ndodhura është një grabitje e një proteste qytetare nga politikanët e së keqes. Monika Kryemadhi të heqë dorë nga pagesat e minorenëve dhe prindërve i bëj thirrje që të mbajnë në kontroll fëmijët. Nuk pasurohesh me 50 mijë lekshat e Monikës. Mesa pashë unë Voltana Ademi ishte në krye të protestës. Kur merr përsipër organizimin e protestës mban edhe përgjegjësiKjo protestë është iniciuar nga PD-LSI Shkodër dhe Voltana Ademi. Përgjegjësitë i shkojnë atyre. Si ka mundësi që zjarrfikësit që drejtohen nga bashkia nuk vijnë deri sa u dogjën të gjitha. Harrojini që mund të digjni PS-në për skenarë që Shkodra i njeh mirë.