E pastrehë në mes të Elbasanit, 59 vjeçarja: Kërkoj një dhomë të ngrohtë

Për Dashamira Doklen në Elbasan, fati nuk ka qenë edhe aq dashamirës.  Prej vitesh ajo ka këkruar ndihmë institucioneve ta ndihmojnë me një dhomë ku të strehohet me të gjitha kushtet.  Degradimit të viteve, shtëpisë së Dashamires iu shtuan edhe dëmet e tërmetit. 

Dashamira Dokle: Rri gjithë frikë, bie shiu.

Në këtë shtëpi, ka më shumë rrënoja të saj sesa mobilje. Temperaturat e ulëta të dimrit  përkeqësojnë edhe gjendjen shëndetësore të 59 vjecare

Dashamira Dokle: Me rimbursim marr insulinat kurse të tjerat i blej. Nuk e përballoj po lë një gjë për të bërë tjetrën.

Megjithëse kryetari i bashkisë së Elbasanait e ka parë gjendjen nga afër, askush nuk i ka dhënë ndihmë.

Dashamira Dokle: Ka ardhur vetë Kryetari i Bashkisë, këtu e ka parë.

 Pa shpresë për ndihmë nga institucionet, sot ajo syt i ka të qytetarët.

Dashamira Dokle: Unë më shumë i kërkoj ndihmë atyre që kanë shpirt të madh, që janë me zemër të madhe, që kanë humanizmin, me Zot e kërkoj te njerëzit që duan të më ndihmojnë.

59 vjeçarja duket se do të pres ende që dikush ti trokas në derë për të ofruan ndihmë.