Vlorë: Aksident në Transballkanike, makina përplas një këmbësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2020, 18:24
Një aksident ka ndodhur pasditen e të shtunës në rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës ku një automjet i tipit Toyota ka përplasur një këmbësore.
Burime për Ora News bëjnë me dije se këmbësorja ka qenë duke kaluar rrugën në një pjesë ku nuk ka në pasur vija të bardha dhe për pasojë drejtuesi i automjetit nuk ka mundur të frenojë në kohë. Mësohet se këmbësorja është transportuar drejt spitalit të Vlorës jashtë rrezikut për jetën.