Sërish shifra të larta, 873 raste të reja, 14 vdekje dhe 436 në spitale

Infektimet e reja me koronavirusin shënuan një rritje të ndjeshme në 24 orët e fundit me 873 persona që kanë rezultuar pozitivë nga kryerja e 2714 testimeve.

Tirana duket se është qyteti me ngarkesën virologjike më të madhe pasi në 24 orë ka shënuar 364 të infektuar të rinj. 

Sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 14 qytetarë që trajtoheshin në spitalet COVID, të cilët i përkasin moshave nga 56 deri në 84 vjeç.

Aktualisht në spitale janë të shtruar 436 pacientë, nga të cilët 29 në terapi intensive dhe shtatë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 364 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 67 raste në Durrës, 57 raste në Elbasan, 45 raste në Shkodër, 32 raste në Kavajë, 25 raste në Lezhë, 22 raste në Librazhd, 19 raste në Krujë dhe Sarandë, 18 raste në Lushnje, 13 raste në Kubrin, 11 raste në Malësi e Madhe, 10 raste në Koçë, Përmet, Peqin, 9 raste në Tepelenë, 7 raste në Delvinë, 6 raste në Gjirokastër, Mallakastër, 5 raste në Pukë dhe Gramsh, 4 raste në Kukës, 2 raste në Kolonjë, 1 rast në Devoll, Has, Vlorë, Berat, Pogradec, Dibër, Kuçovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 537 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 23.609 që nga fillimi i epidemisë.

Kanë humbur jetën 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:  5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gjirokastra,  1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kuçova të moshave 56-84 vjeç.

COVID-19 – Statistika (10 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         873

Të shëruar ne 24 orë      537

Të shtruar në spitale      436

Humbje jete në 24 orë   14

Testime ditore              2.714

Testime totale           213.837

Raste pozitive            46.061

Raste të shëruara       23.609

Raste Aktive             21.487

Humbje jete              965

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   11707

Fier       1655

Durrës  1374

Korçë    1081

Vlorë     1067

Shkodër   977

Elbasan  894

Lezhë    798

Berat     744

Gjirokastër  485

Kukës    440

Dibër     265