"Kishte vetëm njërën dorë jashtë…" flet punonjësi i Ujësjellësit që i gjeti vëllezërit e vrarë
Guri Shuli, punonjës i Ujësjellësit në fshatin Zvirinë të Maliqit, ishte personi që gjeti në kanal dy trupat e pajetë të vëllezërve të vrarë Andrea dhe Martin Olldashi, 33 dhe 31 vjeç.
Ishte ora 11:50, kur Guri në itinerarin e rrugës që përshkonte çdo ditë i tërhoqi vëmendjen kanali i mbuluar, pasi siç thotë, ai vetëm pak ditë më parë ishte pastruar.
Sapo është afruar ai ka parë se aty ndodhet një trup i pajetë dhe më konkretisht thotë se pa vetëm dorën e tij.
Pas kësaj ai ka lajmëruar menjëherë 129. Për mediat, Guri tregon se pasi erdhi policia dhe nisi kontrollin mësoi se aty ishin dy trupa të pajetë.
Guri: Unë i gjeta viktimat. Jam punonjës i Ujësjellësit të fshatit dhe kam një stacion pompe dhe këtë itinerar rruge e bëj çdo ditë.Sot duke shkuar nga kjo rrugë konstatova në kanal fillimisht një trup që ishte i mbuluar, kishte vetëm njërën dorë jashtë. Kur e pashë që ishte trup njeriu njoftova policinë. Kur erdhi policia dhe nisi zbulimin panë që ishin dy trupa, dy meshkuj. Policia tha se janë nga Pogradeci. Sa tha policia kishin plagë me armë zjarri në trup. Më tërhoqi vëmendjen se kanali ishte i mbuluar, nuk kishte pak ditë që ishte pastruar. Atë vend ku u gjetën e quajmë "Kisha e Vogël".
LEXO EDHE: Të larguar nga banesa që në 7 dhjetor, gjenden të vrarë dy vëllezërit nga Pogradeci
Vëllezërit Olldashi me precedent penalë, ky është kanali ku u gjetën trupat e pajetë të tyre