Dita e të Drejtave të Njeriut/ Qytetarja shpërthen në ngashërima: Bie e ngrihem duke qarë për bukën e gojës, Zoti e bëftë mirë
Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut e gjen kështu Shqipërinë.
Të rinj që revoltohen për shkeljen e të drejtave të tyre.
Qytetarët e vlerësojnë me notë mesatare respektimin e këtyre të drejtave. Ankesa kanë të rinj dhe të moshuar
"Unë do ta vlerësoja me 7.5. Fjala e lirë nuk është më ajo që ka qenë. Çdo njeri mund të japë mendimet dhe idetë e veta pa pasur frikë", shprehet qytetari.
Por më shqetësues është fakti se një pjesë nuk plotësojnë as nevojat themelore të jetës, ushqim e strehim
"Ndodhem në një shtëpi të vogël me lagështi, myk në mes të ftohtit pa ngrohje. Pa lek dhe askush nuk më ndihmon. S'kam asgjë atë shtëpi. Bie dhe ngrihem duke qajtur për bukën e gojës dhe asnjë njeri s'më ka ndihmuar", shprehet një tjetër qytetare.
Pas lutjeve në dyert e insitioneve kjo zonjë pret vetëm nga zoti një mrekulli.
"Vetëm Zoti të bëjë mirë. Duke besuar në Zot bie dhe ngrihem duke qarë për bukën e gojës dhe asnjë njeri nuk më ka ndihmuar"