Mjafton një rrebesh shiu për të përmbytur Durrësin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2020, 16:39
Mjaftoi një rrebesh shiu dhe një pjesë e qytetit të Durrësit u vu nën pushtetin e ujit.
Kanalizimet dështuan të përballojnë reshjet që zgjatën vetëm disa minuta.
Lëvizja u bë e vështirë në shumë rrugë, ndërsa trafiku kaotik siç tregojnë këto pamje.
Këmbësorët mbeten të bllokuar ndërsa makinat mes ujit që mbuloi rrugët.
Situata problematike në kryqëzimin e Stadiumit, Tregu Industrial, rrethrrotullimi tek ‘Stacioni i Trenit’, e shëtitorja ‘Taulantja’.
Investimet dhe ndërhyrjet e bashkisë sërish nuk dhanë rezultat.
Miliona e miliona lekë të harxhuara nga bashkia e Durrësit për rehabilitimin dhe shmangien e përmbytjeve duket se kanë shkuar dëm.