Rama kthehet nga SHBA, mbërrin për vizitë në shtëpinë e Klodian Rashës

Kryeministri Edi Rama është kthyer nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se ai ka shkuar menjëherë për vizitë në shtëpinë e Klodian Rashës, 25 vjeçarit që u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një efektiv i policisë. Familjarët e Rashës prej dy ditësh kanë hapur dyert e mortit.

Sakaq kjo vizitë e kryeministrit Rama ka ardhur një ditë pasi në vend shpërthyer protesta të dhunshme dhe trazira, ku qytetarët kërkonin drejtësi për 25 vjeçarin.

Më herët kreu i qeverisë lajmëroi se në orën 18:00 do të mbajë një qëndrim për vrasjen e Klodian Rashës.