Vrasja e 25-vjeçarit, takim urgjent në Prokurorinë e Tiranës, akuza kërkon "arrest me burg" për policin

Prokuroria e Tiranës ka thirrur grupin hetimor të ngritur për vrasjen e 25 vjeçarin Klodian Rasha.

Drejtori i SHÇBA-së dhe strukturat e tjera hetimore e kanë analizuar ngjarjen me detaje, si dhe kanë nxjerrë detyrat për veprimet hetimore që duhen kryer me qëllim zbardhjen e njarjes.

Në takim morën pjesë drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj, grupi hetimor që drejtohet nga prokurori i çështjes Ardjan Braho dhe pjesëtarë nga policia e shtetit.

Organi i akuzës ka dërguar në gjykatë kërkesën për “Arrest me burg” për të dyshuarin, efektivin e policisë Evaldo Hajdaraj. Sipas dosjes nga pyetja efektivëve të forcave Shqiponja, kanë qenë duke kryer patrullim në zonë, teksa kur ka ndaluar një automjet, një prej tyre ka konstatuar një të ri, ku me shprehjen “o djalo ndalo pak”, i ka kërkuar verifikimin.

Por në dokument thuhet se i riu lëvizi me shpejtësi, teksa efektivi i është vënë në ndjekje. Madja ai ka dëgjuar një zhurmë të ngjashme me mbushjen e armës dhe sharje që i drejtoheshin policit, ndaj dhe ka thërritur “armë”. Pas kësaj drejt zonës ka mbërritur edhe oficeri tjetër .

Gjatë ndjekjes efektivi i parë i ka kërkuar që të ndalojë ose do ta qëllojë. Pasi është shtrirë në tokë, polici ka bërë thirrjen e parë, teksa i riu ka vazhduar të vrapojë. Më pas sërish është bërë qitja e dytë me pistoletë, teksa 25 vjeçari ka rënë në tokë.

Gjithashtu pretendimet kanë qenë se fushëpamja ka qenë e kufizuar. Pas kësaj oficerët i janë afruar Rashës, që kishte ende shenja jete por nuk fliste, ndaj lajmëruan autoambulancën.

Pas marrjes në pyetje SHÇBA, ka konstatuar se efektivi ka shkelur ligjin për përdorimin e armës dhe rregulloren e përdorimit të armës së zjarrit.

Klodian Rasha humbi jetën në spital pasi u qëllua nga efektivi i “Shqiponjës” mëngjesin e 8 dhjetorit shumë pranë banesës së tij.

Lexo edhe:

FOTO/ Ky është polici që qëlloi për vdekje 25-vjeçarin