Rriten tensionet, protestuesit i thyejnë xhamat makinës me policin brenda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2020, 19:16
Vazhdon revolta e protestuesve për vrasjen e Klodjan Rashës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit"
Pas djegies së bredhit para kryeministrisë dhe sulmit me çadra dhe gurë ndaj kësaj ndërtese dhe policisë, ata kanë nisur të godasin edhe automjetet e parkuara të patrullave të policisë.
Ndërkohë, duket nga pamjet se brenda në makinë kishte një efektiv policie.
